2024-06-07
10 OJF që përfaqësojnë minoritetet rome e
egjiptiane në bashkitë e synuara në Shqipëri kanë bërë takimin fillestar (kick-off
meeting) për të krijuar rrjetin e
organizatave që do të bashkëpunojnë gjatë projektit, për të përcaktuar rolin, objektivin,
strukturën organizative dhe metodat e punës së përbashkët. Secili përfaqësues
propozoi krijimin e politikave kryesisht lokale për të ndihmuar anëtarët e
minoritetit rom dhe egjiptian. U ra dakord për axhendën e takimeve në vijim dhe
zhvillimin e workshop-eve për 3 vitet e ardhshme. Ky takim u zhvillua në
qytetin e Elbasanit dhe ishin 23 pjesëmarrës.
10:00 / 16:00
2024-06-07 /
2024-06-07
Takim,
Drejtësi Sociale
Sheshi Gensher, Elbasan, Bashkia Elbasan, Qarku i Elbasanit, Shqipëria Qendrore, 3006, Shqipëria