2025-06-05

Promovimi dhe realizimi i të drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri, rasti i zbatimit të vendimit të KM Nr. 843, datë 26.12.2024

Më datë 9 maj 2025, u zhvillua një takim me organizatat për mbrojtjen e të drejtave të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri për të diskutuar zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 843, datë 26.12.2024, i cili përcakton procedurat për identifikimin e anëtarëve të pakicave kombëtare. Në fokus të diskutimit ishte vonesa në zbatimin e këtij vendimi dhe ndikimi i saj te komunitetet romë dhe egjiptian.

Gjatë takimit u theksua se, megjithëse vendimi parashikon ngritjen e një komisioni për shqyrtimin e vetëdeklarimeve etnike, ky komision ende nuk është krijuar. Kjo vonesë po pengon komunitetet romë dhe egjiptianë të përfitojnë nga masat mbështetëse sociale si: përjashtimi nga tarifat në çerdhe e kopshte, tekstet shkollore falas dhe kuotat në arsimin e lartë.

U diskutua se mungesa e verifikimit zyrtar të përkatësisë etnike i ekspozon këto komunitete ndaj margjinalizimit të mëtejshëm dhe i privon nga e drejta për akses të barabartë në shërbime.

Në përfundim të takimit, u vendos:

  • Të ndërmerren hapa urgjentë avokimi ndaj Ministrisë së Brendshme për të kërkuar zbatimin e menjëhershëm të vendimit.

  • Të përgatitet dhe të dërgohet një letër zyrtare për Ministrinë e Brendshme, ku të kërkohet krijimi i komisionit të parashikuar në Vendimin nr. 843.

Ky hap synon të garantojë të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara dhe të sigurojë zbatimin e barabartë të ligjit.

  • Ora:

    12:16 / 12:16

  • Data:

    2025-06-05 /

    2025-06-05

  • Kategori:

    Workshop,

  • Organizatat:

    Drejtësi Sociale

  • Vendndodhja:

    Rruga Ibrahim Buzhiqi, Medreseja, Njësia Bashkiake Nr. 8, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1018, Albania